Festoni Vitin e Ri ne Hilton Imperial Dubrovnik

265.00 

Hilton Imperial Dubrovnik ofron paken per Vitin e Ri – 2 nete / 3 dite

Category:

Description

Dita 01: Tirane – Dubrovnik
Nisja me makine personale per Hilton Imperial Dubrovnik.
Hoteli gjendet vetem 100m larg nga qyteti i vjeter dhe vetem disa metra nga “Porta Pile”.
Ky hotel eshte i perbere nga standarte te ndryshme dhomash duke nga
Guest Rooms, Executive Rooms, Suites dhe dhoma per persona me aftesi te kufizuar.
Te gjithe dhomat jane te dizenjuar dhe mobiluara me nje dekor mesdhetar.
Hoteli gjithashtu ka nje Spa teper moderne, pishine te brendeshme, sauna, qender fitnesi, dhome avulli dhe nje qender per trajtime dhe maszhe te ndryshme.
Akomodimi ne Hotel.


Dita 02: Dubrovnik
Mengjesi ne hotel. Nje dite e lire per relax apo per te eksploruar qytetin. Gjate dites ju sugjerojme te vizitoni qytetin e vjeter te Dubrovnikut. (Ndryshe konsiderohet si Venecia ne miniature), Dubrovniku ofron nje turizem si kulturor ashtu dhe veror. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Ju mund te vizitoni: Manastirin Francescan & Domenican ( Manastire te cilet kane histori ne qytetin e vjeter sepse simbolizojne kohen e zhvillimit te tij perpara termetit ). Porta e Piles dhe Shatervani i Onofrios, Farmacia e vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit. Gjithashtu mund te realizoni nje shetitje me varke ne brigjet e Dubrovnikut (nje vizite opsionale me extra pagese).
Ne kete qytet atraksion per tu vizituar mbetet edhe Ura Tudjman e cila eshte ndertuar per
nder te Presidentit te pare Kroat: Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001.
Akomodimi ne hotel.


Dita 03: Dubrovnik – Tirane
Mengjesi ne hotel dhe Check out nga hoteli. Ne ju sugjerojme ne kthim te vizitoni qytetin e Cavtatit.
Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e Shetitores kryesore te ketij qyteti,
ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire.
Cavtati eshte nje gadishull i ndare ne dy gadishuj me te vegjel dhe njekohesisht me dy porte detare.
Ne vazhdim do te shihni Kishat dhe Monumentet e tjera historike.
Ne qytet ndodhen edhe shume Resorte turistike qe presin turiste nga e gjithe bota.
Gjate rruges se kthimit ju sugjerojme te drekoni ne qytetin e Kotorrit.
Kotorri eshte nje vend teper turistik i cili eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Ai ka formen e nje trekendeshi me tre Porta, duke komunikuar me pjeset e tjera te qytetit.
Aty do te keni mundesi te shihni Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas
si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes.
Ndryshe quhet Qyteti i Mbretereshes Teute me nje qyteze brenda Kalase dhe me nje Keshtjelle ne maje te malit.
Gjatesia e mureve arrin deri ne 4.5 km dhe ato jane ndertuar nga shekulli i 9-te deri ne shekullin e 14-te.
Kthimi ne Tirane

 


Te perfshira:

  • Akomodimi 2 nete ne Executive Sea View Room
  • Mengjesi i perfshire gjate diteve te qendrimit
  • Perdorimin e qendres Spa
  • Femija i pare deri ne 11.99 vjec akomodohet falas.

Te Pa Perfshira:

  • Darka Gala e Vitit te Ri – 85 euro per person
  • Taksat turistike
  • Cdo gje tjeter qe nuk eshte perfshire ne seksionin te perfshira

Ju sygjerojme:

  • Kullen e Mincetes
  • Portin e Qytetit
  • Muret rrethuese te qytetit te Dubrovnikut
  • Manastiri Franceskan dhe Domenikan
  • Kishen St.Blaise
  • Shetitoren Stradum
  • Shatervani i Onofrios
  • Kulla e Sahatit
  • Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Festoni Vitin e Ri ne Hilton Imperial Dubrovnik”

Your email address will not be published. Required fields are marked *