Terma dhe Kushtet

Po presim me shumë kënaqësi të veprojmë si agjentët tuaj të rezervimeve për nevojat tuaja të udhëtimeve. Ju lutemi të lexoni me kujdes Termat dhe Kushtet përpara se të përdorni shërbimet dhe site-et international.com.al. Në momentin që përdorni ose bëni një rezervim në site-in tonë konsiderohet se keni pranuar Termat dhe Kushtet.
Këto Terme dhe Kushte (“Marrëveshja” ose “Kontrata”) përshkruajnë se keni të drejtën ligjore të blini nga ne shërbime udhëtimi, plus detyrimet tuaja si klient.

Afate dhe Kushtet

Përdorimi i Site-it

1.Përkufizime
2. Rezervimi nëpërmjet site-it tonë
2.1. Nëpërmjet site-it tonë:
3. Në lidhje me Kontratën:
3.1. Marrëveshja juaj me ne
3.2. Marrëveshja juaj me Furnizuesit e Udhëtimit
4. Rezervimi
4.1. Çmimi
4.2. Taksa shërbimi
4.3. Konfirmimi i rezervimit
4.4. Modifikime dhe anullime
4.4.1. Modifikimet dhe anulimet prej jush
4.4.1.1. Rimbursimi
4.4.1.2. Anulimi ose modifikimi i rezervimit të fluturimit
4.4.2. Modifikimi dhe anulime – nga Furnizuesi
4.4.2.1. Modifikime të programit të fluturimit
4.4.3. Anulime prej nesh
5. Çmime dhe pagesa
5.1. Çmime
5.2. Pagesa
6. Kushte speciale dhe informime për fluturimet
6.1. Çmimi
6.2. Rimbursime
6.3. Bileta elektronike
6.4. Fluturimet me linjat aeriane low cost
6.5. Bagazhe
6.6. Të mitur të pashoqëruar
7. Kërkesa në lidhje me pasaportën, vizat dhe shëndeti
8. Dëmshpërblimet
9. Të drejtat e autorit, marka tregtare , software në këtë site
10. Link-e për site-te të treta
11. Garanci, përgjegjësi dhe limitimet e përgjegjësisë
12. Ligji i aplikueshëm
13. Korrespondenca
14. Afate dhe kushte të tjera
14.1 E gjitha marrëveshja dhe klauzola e ndarjeve
14.2 Modifikime të Afateve dhe Kushteve të Përgjithshme

Përdorimi i Site-it

Si kusht i përdorimit prej jush i këtij Site, garantoni që (i) keni të paktën 18 vjeç; (ii) keni autoritetin ligjor për të kryer një detyrim ligjor kontraktues; (iii) do të përdorni këtë Site në përputhje me Termet dhe Kushtet; (iv) do të përdorni këtë Site vetëm për të bërë rezervime legjitime për ju ose për një person tjetër për të cilin jeni i autorizuar të veproni më mënyrë legale; (v) do të informoni këta personat e tjerë për Termat dhe Kushtet të cilat zbatohen në rezervime të cilat i keni bërë në emër të tyre, duke përfshirë të gjitha rregullat dhe kufizimet e aplikuara atyre; (vi) të gjitha informacionet e furnizuara nga ju në këtë Site janë të vërteta, korrekte, aktuale dhe komplete, dhe (vii) nëse keni një kont (llogari) në këtë, do të mbroni informacionet në lidhje me kontin tuaj dhe do të jeni përgjegjës për përdorimin e kontit tuaj prej jush nga të tjerët. Kemi të drejtën ekskluzive për të refuzuar aksesin e personave në këtë Site dhe shërbimet që ofrojmë, në çdo moment ose motiv, pa u limituar në, shkeljen e Termave dhe Kushteve.

1. Përkufizime

Termat “ne” dhe “i joni” flasin për International Travel & Tours Sh.p.k një nga agjentët më të mëdhenj të udhëtimeve online të Evropës të cilët administrojnë një aktivitet të gjerë site-sh udhëtimi i cili vepron nën emërtimi e markës “International Travel & Tours”. Detajet e kontaktit do t’i gjeni në fund të këtyre Termave dhe (ju lutemi të konsultoni më poshtë në seksionin “Korrespondencë”).
Ju mundeni të informoheni gjithashtu për të dhënat e kontaktit tona dhe për orët operative nëpërmjet faqes tonë të internetit, në kategorinë Kontakt.
Termi “ju” dhe “e /të/ juaja ” flitet për klientin i cili viziton site-in tonë, i cili bën një rezervim nëpërmjet nesh ose përdor shërbimet tona.
Më shumë, për qëllimin e këtyre termave dhe kushteve, fjalët ose shprehjet e mëposhtme kanë kuptimin si vijon, me përjashtim të rastit ku konteksti tregon qartë kështu:
“Rezervimi”: çdo kërkesë për produktet ose shërbimet që i bëni në Site-in tonë e cila konfirmohet ose pranohet nga ne. Pranimi do të bëhet prej nesh (dhe lidhja e një kontrate) atëherë kur bëhet pagesa totale prej jush dhe kemi dërguar një e- mail konfirmimi (ose prej nesh ose nga Furnizuesi i Udhëtimit relevant).
“Agjenti i Rezervimit” ose “Agjenti i Udhëtimit”: Agjencia e udhëtimeve online e cila administron dhe vepron në site-in international.com.al, i cili përgjatë aktivitetit të tij furnizon konsultime dhe informacione dhe vepron si ndërmjetës në procesin e realizimit të marrëveshjeve në fushën e udhëtimeve. Ne, në cilësinë e Agjentëve të udhëtimit, dhe Site jonë veprojmë dhe si pararojë në transaksionet e implikuara me Furnizuesin e Udhëtimeve.
“Klienti”: Personi i cili bën Rezervimin ose personi në emër të të cilit shërbimet e furnizuara prej nesh janë pranuar dhe i cili ka pranuar këto kushte.
“Shërbimi (et)”: një shërbim i ofruar nga site joni, siç është rezervimi i shërbimeve të transportit.
“Taksa e shërbimeve”: do të thotë pjesa e kostove tuaja total aferente shërbimit i cili ju është ofruar në emrin tonë siç tregohet faqen e konfirmimit dhe email i cili mbulon shërbimet e furnizuara prej nesh.
“Furnizuesi (it) e Udhëtimit” ose “Furnizuesi (it)”: Linja ajrore i dhe/ose çdo furnizues tjetër i produkteve dhe/ose shërbimeve në fushën e udhëtimeve, me të cilin Klienti lidh një marrëveshje dhe i cili, me respektimin e duhur të termave dhe kushteve të zbatueshme, është përgjegjës për realizimin e shërbimeve.
“Site”: do të thotë site-ul http://www.international.com.al.

2. Rezervimi nëpërmjet site-it tonë

2.1. Rezervimi nëpërmjet site-it tonë:

Jeni dakord me termat e kësaj Kontrate dhe çdo termen dhe kusht suplementar i çdo Furnizuesi të cilat janë të aplikueshme rezervimeve tuaja, të udhëtimit ose çdo përmbajtje e site-it. Jeni dakord që në emrin tuaj dhe të atyre që i përfaqësoni të respektoni të gjitha termat dhe kushtet, duke përfshirë dhe pagesën e të gjitha shumave skadente.
Jeni dakord se çdo shkelje e këtyre termave dhe kushteve mund të ketë si pasojë (a) anulimin e rezervimit ose të blerjes prej jush, (b) humbja prej jush të çdo shume të paguar për rezervim ose blerje, (c) refuzimi i aksesit të produktit ose shërbimit të udhëtimit të aplikueshëm, dhe (d) e drejta jonë për t’ju debituar llogarinë për çdo kosto të cilat i suportojmë si rrjedhojë e shkeljes.
Deklarata dhe garanci që (a) keni moshën e duhur për të përdorur shërbimet tona dhe site-it dhe mund të krijoni detyrime ligjore kontraktuese në lidhje me përdorimin tuaj, (b) jeni i autorizuar legal të veproni për ose në emrin e personave të përfshira në një rezervim dhe pranon Termat dhe Kushtet në emër të tyre, dhe (c) informacionet e furnizuara prej jush janë korrekte.
Jeni të përgjegjshëm për informimin e këtyre personave në lidhje me të gjitha termat dhe kushtet e aplikueshme udhëtimit. Kuptoni që jeni të përgjegjshëm financiar për çdo përdorim të shërbimeve ose të site-it tonë prej jush dhe të atyre që ju përdorin emrin ose llogarinë.
Jeni të përgjegjshëm për aktivitetet tuaja në Site (financiare ose të një natyre tjetër), duke përfshirë dhe përdorimin e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj.

3. Në lidhje me Kontratën:

3.1. Marrëveshja juaj me ne

Shesim një varietet produktesh dhe shërbimesh udhëtimi nga Furnizues të Ndryshëm Udhëtimesh. Ne, në cilësinë Agjentit të Rezervimeve / udhëtimeve , veprojmë si ndërmjetës për produktet dhe shërbimet të cilat nuk furnizohen direkt prej nesh. Nuk jemi bashkë-shitës të këtyre produkteve dhe shërbimeve. Atëherë kur bëni një rezervim nëpërmjet site-it tonë, do të lidhni një kontratë veças me këta Furnizues Udhëtimesh në lidhje me këto produkte dhe shërbime. Si rrjedhojë nuk jemi pjesë në marrëdhëniet kontraktuese në lidhje me produktet dhe shërbimet të cilat i porosisni në site-in tonë, me përjashtim me rastin kur parashikohet ndryshe në mënyrë eksprese në këto Terma dhe Kushte.
Çdo pyetje ose preokupim në lidhje me produktin duhet t’i adresoheni Furnizuesit të Udhëtimit. Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për produktet dhe shërbimet e udhëtimit të furnizuara nga Furnizuesi i Udhëtimit dhe nuk bëjmë asnjë deklaratë ose garanci (shpjeguese ose implikimi) në lidhje me karakterin e duhur ose cilësinë produkteve ose shërbimeve të udhëtimit të përshkruara në site.

3.2. Marrëveshja juaj me Furnizuesin e Udhëtimit

Për të gjitha produktet ose shërbimet e rezervuara nëpërmjet site-it tonë, termat dhe kushtet e Furnizuesit të Udhëtimit (duke përfshirë rregullat e biletave të avionit) të cilat do të aplikohen përveç Termave dhe Kushteve të lartpërmendura. Termat dhe kushtet e Furnizuesit të Udhëtimit mund të përfshijnë procedura pagese, faj, përgjegjësi, anulim,modifikime të rezervimeve dhe rimbursime (nëse është i disponueshëm) dhe të tjera Kufizime, si rrjedhojë ju rekomandojnë të lexoni me kujdes termat. Jeni të përgjegjshëm për respektimin e kushteve të çdo linje ajrore ose të Furnizuesve të Udhëtimeve të tjerë në lidhje me orët e check-in, rikonfirmimi i fluturimeve ose të tjera aspekte. Për këtë arsye, ju lutemi ti adresoni Furnizuesit tuaj të Udhëtimeve specifike për detajet komplete në lidhje me termat dhe kushtet e aplikueshme.

4. Rezervimi

4.1. Çmimi

Çmimet konfirmohen në fund të rezervimit atëherë kur thuhet bëni click në “Blini tani “, “Bëni rezervimin ” ose diçka e tillë, në varësi të produktit të blerë.

4.2. Taksa dhe shërbime

Nëpërmjet përdorimit të Site-it tonë për produktet dhe /ose shërbimet, na autorizoni të veprojmë si përfaqësuesit tuaj në kohën e procesit të rezervimit të produkteve dhe/ose shërbimeve nga Furnizuesi i Udhëtimeve të zgjedhur dhe të kryejmë pagesën e këtyre produkteve ose shërbimeve në emrin tuaj dhe për ju, sipas kërkesës. Si pasojë, do të marrim një taksë për shërbimet në varësi të produktit të cilin e rezervoni. Çdo taksë e marrë do të afishohet përpara se të konfirmoni rezervimin.

4.3. Konfirmimi i rezervimit

Pasi të përfundoni rezervimin, do të merrni një email konfirmimi me një numër rezervimi. Ky është momenti kur kontrata juaj krijohet në lidhje, me produktet dhe shërbimet e porositura prej jush. Ky email konfirmimi do të furnizojë të gjitha detajet e rezervimit tuaj. Më pas, do të verifikojmë nëse rezervimi juaj është regjistruar korrekt në sistemin e rezervimeve të linjës ajrore ose të Furnizuesit së Udhëtimit dhe nëse pagesa juaj mund të përpunohet korrekt.
Për rezervimin e fluturimit, detyrimi jonë për të lëshuar biletën do të jetë nën rezervimin e marrjes së pagesës tuaj në fondet e disponueshme. Më shumë, për qëllimin e sigurimit dhe/ose të mbrojtjes kundra vjedhjeve, rezervojmë të drejtën për të kërkuar më shumë dokumentacione për të përpunuar rezervimin në rastin se ky bëhet 24 (njëzet e katër) orë përpara momentit të programimit për përpunimin e itinerarit fillestar të udhëtimit.
Në lidhje me opsionet e “kërkesës speciale ” në lidhje me çdo produkt (p. sh. ngrënie, lehtësime për personat me aftësi të kufizuar, vende për fëmijë etj.), nuk garantojmë asnjë lloj kërkese por ja transmetojmë Furnizuesit të Udhëtimit. Është përgjegjësia juaj ti konfirmoni Furnizuesit të Udhëtimit nëse këto kërkesa speciale mund të plotësohen.

4.4. Modifikime dhe anulime

4.4.1. Modifikime dhe anulime – prej jush

Kapaciteti juaj për të anuluar ose modifikuar një produkt ose shërbim udhëtimi i rezervuar dhe metoda për të bërë këtë gjë varet nga rregullat specifike të linjës ajrore në lidhje me biletat ose terma dhe kushte të tjera të Furnizuesit të Udhëtimit. Si rrjedhojë, ka mundësi që anulimi ose modifikimi i produkteve ose shërbimeve të porositura të mos jetë i mundur ose mund të ekzistojnë kërkesa speciale të cilat duhet ti plotësoni.
Edhe pse informacionet në lidhje me kapacitetin tuaj për të anuluar ose modifikuar rezervimin janë të disponueshme online në kohën e procesit të rezervimit dhe të treguara në email-in tuaj të konfirmimit, përgjigjeni për tu familjarizuar me termat dhe kushtet specifike të Furnizuesit në rastin e anulimit dhe modifikimit sepse vetëkuptohet që i keni lexuar dhe pranuar në momentin e bërjes së rezervimit.
Mund të bëni kërkesën tuaj të modifikimit dhe/ose anulimit duke dërguar një email në service@international.com.al. Pas kësaj do të merrni një email nga i cili kërkojmë të na konfirmoni për të përpunuar kërkesën. Nëse, për çdo arsye, nuk merrni mesazhin, jeni të përgjegjshëm për të na kontaktuar për të vendosur se kërkesa e bërë prej jush është marrë dhe përpunuar. Nuk jeni të përgjegjshëm nëse, për arsye teknike , procesi i komunikimit nuk realizohet.
Modifikimet e detajeve në lidhje me emrin nuk lejohen në më shumë linja ajrore dhe të tjerë Furnizues. Ne do të bëjmë të pamundurën për të bërë modifikimet nëse është e nevojshme, ju lutem të keni parasysh faktin se shumica e linjave ajrore dhe Furnizuesit trajtojnë një modifikim emri si anulim, ku aplikohen kushtet dhe taksat standard.
Në rastin se bëni një ndryshim të rezervimit tuaj (anulim ose modifikim), në plus para termave dhe kushteve të Furnizuesit (ëve) tuaj, taksat tona standarde do të aplikohen siç mund të nënvizohen në konfirmimin tuaj në lidhje me rezervimin. Këto taksa mbulojnë kostot e administruara të suportuara prej nesh dhe nuk përfshijnë asnjë taksë të vënë direkt nga Furnizuesi i Udhëtimit.

4.4.1.1. Rimbursimi

Nëse do të anuloni rezervimin , mund të keni të drejtën e rimbursimit të pjesshëm. Në plus para termave dhe kushteve në rast anulimi nga Furnizuesi (it) tuaj, taksat tona standard do të aplikohen siç shkruhen në faturën tuaj ose në konfirmimin e rezervimit.
Pjesa e rimbursueshme nga çmimi juaj i blerjes (nëse ekziston) do të rimbursohet menjëherë pasi të marrim fondet nga Furnizuesi (it). Nëse Furnizuesi na i rimburson, do t’ju bëjmë këtë rimbursim. Ne nuk jemi përgjegjës për mos rimbursimin nga Furnizuesi.
Nëse arsyeja e anulimit tuaj mbulohet nga termat e policës tuaj të sigurimit të udhëtimit, mund të kërkoni mbrapsht taksat e anulimit nëpërmjet siguruesit tuaj.
Nëse dëshironi të anuloni ose të modifikoni rezervimin, taksa juaj e shërbimit si dhe taksa për kartën e kredisë së lëshuar në momentin e rezervimit nuk do të rimbursohen.
Nëse keni një rezervim për produktet ose shërbimet tona, duke përfshirë fluturimet por nuk paraqiteni për check-in ose nuk përdorni produktin ose shërbimin (“mosparaqitje”), nuk keni të drejtën e asnjë rimbursimi. Nën rezervimin e politikave në lidhje me linjën ajrore, ndoshta mund të keni të drejtën e rimbursimit të taksave të aeroportit të cilat ka mundësi t’i kenë paguar (nuk përfshihen fluturimet low cost).

4.4.1.2. Anulimi ose modifikimi i rezervimit të fluturimit

Në lidhje me rezervimet e fluturimit, ju lutemi të keni parasysh se nëse anulimi do të thotë se linja ajrore ka marrë një taksë anulimi ose nëse modifikimi do të thotë se kostoja e rezervimit tuaj është rritur, duhet të paguani këto taksa ose kosto suplementare përveç taksave tona të shënuara në faturën tuaj të konfirmimit të rezervimit.
Termat e anulimit dhe modifikimit për fluturimet low cost janë terma të aplikueshëm për linjat ajrore. Duhet të kontaktoni linjën ajrore direkt për të anuluar ose për të bërë modifikime të fluturimit low cost. Zakonisht biletat për fluturimet low cost nuk kthehen. Nëse vendosni të anuloni fluturimin low cost, taksa jonë e shërbimit dhe çdo taksë modifikimi nuk kthehen. Nëse arsyeja e anulimit tuaj mbulohet nga termat e çdo police sigurimi të cilën e keni blerë, mund t’i kërkoni mbrapsht siguruesit koston e biletës ose taksën e anulimit të cilat nuk ju janë kthyer.
Ju lutemi të keni parasysh faktin se fluturimet duhet të merren në radhën siç janë në konfirmimin e rezervimit ose të biletës tuaj elektronike. Nëse planifikoni të hiqni dorë nga një fluturim i rezervuar, ju lutemi të kontaktoni linjat ajrore sa më shpejt që të diskutoni opsionet. Nëse nuk bëni check-in-ul në kohën e duhur për një rezervim të konfirmuar, linja ajrore mund t’ju regjistrojë si ‘paparaqitur’, gjë që mund çojë në taksa suplementare dhe/ose anulimi i gjithë itinerarit tuaj të fluturimit dhe/ose anulimin e biletës tuaj.
Nëse dëshironi të anuloni biletën sepse nuk mund të respektoni kërkesat në lidhje me pasaportën, vizën dhe të tjera kërkesa në lidhje me emigrimin të aplikueshme itinerarit tuaj, do të aplikohen termat dhe kushtet e linjës ajrore dhe nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për asnjë lloj takse të paguar.

4.4.2. Modifikime dhe anulime –nga Furnizuesi

Kontratat juaj me Furnizuesit tuaj mund t’i lejojë këtyre anulimin ose modifikimin e rezervimit. Do të bëjmë të pamundurën t’ju lajmërojmë menjëherë në lidhje me modifikimet domethënëse menjëherë sa do të marrim vesh për këtë modifikim deri në kohën e nisjes por nëse jo nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për asnjë taksë që mund të rezultojë. Nën rezervën e termave dhe kushteve të Furnizuesit mund të zgjidhni më pas të pranoni modifikimet të pranoni një ofertë alternative të udhëtimit nëse furnizuesi vë në dispozicion një të tillë ose të anuloni rezervimin dhe të merrni çdo rimbursim të aplikueshëm. Nuk garantojmë nëse do të aplikohen rimbursime.
Përzierjet tona të Çmimit më të Mirë ofrojnë kombinimin më të lirë të fluturimeve, prandaj mund të marrësh numra të ndryshëm biletash me linja të ndryshme ajrore për secilin itinerar të udhëtimit. Ju lutemi vini re se për çdo biletë të veçantë zbatohen kushtet e linjës specifike ajrore.

4.4.2.1. Modifikime të programe të fluturimeve

Koha e fluturimit e treguar në konfirmimin e rezervimit tuaj mund të modifikohet nga data e rezervimit në datën e udhëtimit. Në rastin e ri-programimit të orës së fluturimit, nëse do të na jepni informacione kontakti, do të bëjmë të pamundurën t’iu lajmërojmë për çdo modifikim të tillë. Me të gjitha këtu, ju jeni të përgjegjshëm për të verifikuar linjat ajrore nëse fluturimi (dhe çdo fluturim për destinacionin tjetër) të cilin e keni konfirmuar do të bëhet sipas rezervimit. Rekomandojmë me insistim të kontaktoni linjën ajrore të paktën 72 orë përpara nisjes së programuar për çdo fluturim. Ju lutemi të keni parasysh se për disa linja ajrore është e detyrueshme të konfirmoni udhëtimin tuaj. Nuk kemi kontrollin e modifikimeve të programeve të linjave ajrore dhe nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për kostot që mund të rezultojnë nga këto modifikime.

4.4.3. Anulimet prej nesh

Në rastin e një gabimi të dukshëm (duke përfshirë çdo gabim për sa i përket regjistrimit të të dhënave, gabime të llogarisë ose të redaktimit) i cili ka si pasojë afishimin e një çmimi i cili është afishuar gabimisht, ne rezervojmë të drejtën të anulojmë rezervimin i cili është konfirmuar automat prej nesh. Do të lajmëroheni për këtë gjë sa më shpejt të jetë e mundur, për t’iu lejuar të bëni një rezervim korrekt, nëse dëshironi. Për çdo rast, nuk keni të drejtën kërkoni dëmshpërblime prej nesh për anulimin ose kostot aferente, nëse ekzistojnë, dhe të cilat janë bërë për shkak të një rezervimi të gabuar i cili është anuluar.
Në rrethana të tjera, dhe përveç informacioneve në lidhje me faturën dhe pagesën të cilën e bëni, mund t’iu kërkojmë të na paraqisni një dëshmi të identitetit tuaj. Kjo gjë mund të kërkohet në momentin e rezervimit, në kohën e procesit të pagesës ose çdo moment tjetër. Kemi të drejtën të anulojmë rezervimin nëse nuk jepni dëshminë e identitetit atëherë kur ju kërkohet, pa asnjë përgjegjësi.
Gjithashtu, kemi të drejtën të anulojmë rezervimin në çdo moment për arsye sigurimi ose mbrojtje kundra vjedhjeve elektronike. Kjo gjë ndodh në përgjithësi në proceset tona të mbrojtjes së sigurisë dhe zbulimit të vjedhjeve të cilat raportojnë një problem në lidhje me kartën e pagesës së paraqitur, adresa e e-mail-it përdorur për rezervimin etj. Në këto rrethana do t’iu kontaktojmë duke përdorur adresën e email të cilën na e keni dhënë në momentin e rezervimit. Në rastin kur, nuk mund t’iu kontaktojnë, mund të anulojmë rezervimin pa asnjë përgjegjësi.

5. Çmime dhe pagesa

5.1. Çmime

International Travel & Tours, shoqëria e cila administron dhe operon site-in international.com.al e cila e ka selinë në Shqipëri. Si rrjedhojë, të gjitha tarifat janë në Euro.
Në etapën e fundit të procedurës së rezervimit, dhe përpara blerjes, ju tregohet shuma totale e cila është në Euro.
Shuma e paguar nga karta e kredit tuaj mund të jetë ndryshe nga shuma e lartpërmendur si e paguar nga site-i jonë, sepse varet nga çdo tarifë ose taksë të cilën lëshuesi i kartës tuaj (dhe/ose nga furnizuesi i kartës) i ka aplikuar për të bërë transaksionin.
Nuk jemi të përgjegjshëm për asnjë taksë në lidhje me luhatjet e kursit të këmbimit dhe shpenzime të vendosura nga banka juaj dhe për asnjë tjetër taksë suplementare për transaksionet valutore të cilat merren nga lëshuesi i kartës suaj, në rastin kur Euro nuk është monedha që ju bën faturën lëshuesi i kartës suaj të kredisë.

5.2. Pagesa

Pagesa mund të bëhet nëpërmjet metodave të pagesës së shënuara në site-in tonë. Nuk pranohen metoda të tjera pagese vetëm ato të afishuara në site dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për paratë cash ose çeqet e dërguara me postë.
Ju lutem vini re se mund të paraqiten tarifa shtesë për pagesë me kartë krediti. Ato do të paraqiten para përfundimit të rezervimit në llogarinë e çmimit.
Atëherë kur bëni një rezervim në site-in tonë, duhet të na dërgoni detaje në lidhje me kartën e kredisë ose debitit për të mbuluar koston integrale të rezervimit tuaj. Mund të na kërkojë në lidhje me kartën tuaj të kredisë Furnizuesi i Udhëtimit i vlefshëm për kryerjen e rezervimit. Mund të keni taksa të shumta për shërbimet e udhëtimit të cilat mund rrisë shumën e treguar për rezervimin tuaj.
Na autorizoni ne ose një të tretë të arkëtojmë të gjithë shumën e blerjes tuaj. Atëherë kur paguani me kartë krediti, pagesa për fluturimet tuaja mund të paguhen direkt nga linja ajrore.
Ju lutemi të keni parasysh se mund t’iu kërkohet të paraqisni kartën e pagesës në momentin e check-in-it për të konfirmuar përdorimin e autorizuar të kartës ose për të garantuar çdo taksë suplementare.
Nëse nuk ka probleme me pagesën tuaj do t’iu kontaktojmë në 48 ore (ose në 24 orë nëse udhëtoni në 48 ore).
Nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë rritje më pas si rrjedhojë e mos pagesës. Çdo rritje e çmimit duhet të paguhet nga Klienti përpara konfirmimit të rezervimit.
Nuk jemi të detyruar të lëshojmë asnjë lloj bilete, vouchere ose dokumente të tjera udhëtimi përpara përfundimit të pagesës dhe përpara se ne të marrim pagesën. Me të gjitha këto, në të gjitha rastet Klienti ka përgjegjësinë për pagesën e shumave integrale për shërbimet e porositura.
Nëse pagesa bëhet nga një kartë kredie të një personi të tretë, mund të kërkojmë autorizimin me shkrim të dhënë nga pronari i kartës. Ne ose Furnizuesit e Udhëtimit rezervojmë të drejtën për të lëshuar vetëm bileta elektronike, konfirmime, vouchere elektronike ose dokumente të tjera udhëtimi në adresën tuaj të faturës ku do të paguhet me kartën e kredisë ose në adresën e email atëherë kur kjo gjë kërkohet nga lëshuesi i kartës së kredisë. Të gjitha adresat e email-it të përdorura duhet të jenë të vlefshme në momentin e rezervimit.

6. Kushtet speciale dhe informacione për fluturimet

6.1. Çmimi

Disa taksa, siç janë taksat e shërbimit dhe taksa për kartat (vetëm pagesat me kartë) nuk janë të përfshira në çmimin e biletës dhe shtohen përgjatë procesit të rezervimit. Me të gjitha këto, në etapa të ndryshme të procedurës së rezervimit tregohet një çmim i biletave , taksave, mbitaksat dhe taksat suplementare dhe çmimin total të biletës. Në etapën përfundimtare përpara pranimit të rezervimit, do të afishohet një prezantim me çmimin total. Nëse do të klikoni do të thotë që jeni dakord me çmimin dhe blerjen. Më pas do merrni e-mail-in e konfirmimit ku ju tregohet dhe çmimi.

6.2. Rambursime

Në disa raste, kur nuk mund të fluturoni, nën rezervat e termave dhe kushteve të linjës ajrore, mund të keni të drejtën të pretendoni një pjesë nga shuma që keni paguar në momentin e blerjes. Shumica e linjave ajrore rimbursojnë taksat, honoraret, tarifat dhe mbitaksat (TOT) në ngarkesë të pasagjerëve nga aeroportet dhe autoritetet qeveritare nëse nuk përdoret bileta, sepse ky TOT i paguhet aeroporteve ose qeverive vetëm nëse pasagjeri bën udhëtimin. Të tjera TOT (p.sh. kostot e karburantit ose taksat e rezervimit) nuk rambursohen me përjashtim të rasteve kur blihet një biletë me një kosto fleksibil. Shumica e linjave ajrore kërkojnë një taksë administrimi për rimbursimin TOT.
Nëse keni një pretendim për një shumë e cila mund t’iu rambursohet ju lutemi të bëni këtë gjë duke na dërguar një autorizim me shkrim në email-in service@international.com.al. Nëpërmjet kësaj na autorizoni të realizojmë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të marrë rimbursimin. Jeni dakord që të keni 12 muaj nga data e fluturimit të programuar për të na shkruar dhe të kërkoni rimbursimin pasi të jeni dakord të hiqni dorë nga çdo e drejtë e kërkesës së rimbursimit prej jush.
Ju lutemi të keni parasysh se në rastin e biletave të lëshuara direkt nga linja ajrore ose në rastin kur pagesa për fluturim është arkëtuar direkt nga linja ajrore, mund t’iu përgatisim që të bëni kërkesën e rimbursimit direkt nga linja ajrore respektive.
Ju lutemi të keni parasysh se rambursimet mund të procesohen vetëm në formën e pagesës të përdorur në momentin e rezervimit dhe se të gjitha rimbursimet respektojnë politikat relevante të linjave ajrore dhe taksat tona për shërbimet e rimbursimet. Nëpërmjet kësaj na autorizoni të ulim taksën e aplikueshme për shërbimet e rimbursimit nga shuma e rimbursimit që duhet t’iu paguhet juve.
Në rastin e një rimbusrimi prej jush pas uljeve të treguara më lart, shumat relevante do ti jepen mbrapsht palës e cila ka arkëtuar pagesën fillestare në kartën e kredisë të përdorur për rezervimin fillestar.
Jo çdo taksë shërbimi e aplikueshme mund të rimbursohet.
Klientët duhet të kenë parasysh se rimbursimi i rezervimeve të fluturimeve mund të zgjasë deri në 6 muaj.
Rimbursimet do të paguhen menjëherë pasi të kemi marrë fondet mbrapsht nga linja ajrore. Nuk mbajmë përgjegjësi për mos rimbursim nga linja ajrore.

6.3. Biletat elektronike

Të gjitha biletat e shitura në site-in tonë janë bileta elektronike, është një mënyrë e cila konsumon më pak letër. Në momentin që keni bërë rezervimin, ky stokohet elektronik në sistemin e rezervimit të linjës ajrore. Do ju dërgojmë një un email konfirmimi të rezervimit dhe më pas një biletë elektronike veças.
Është e rëndësishme që Klienti të marrë si konfirmimin e rezervimit por dhe një biletë elektronike më pas, për çdo rezervim. Sepse mund t’iu kërkohet të paraqisni numrin e rezervimit dhe /ose email-in e konfirmimit të linjës ajrore si dëshmi e rezervimit, ju komunikojmë të merrni me vete si konfirmimin e rezervimit dhe biletën elektronike. Nuk mund të jemi përgjegjës për mosrespektimin e këtyre rregullave dhe rregulloreve dhe ju rekomandojmë me insistim të verifikoni këto detaje në linjën tuaj ajrore përpara udhëtimit.
Duhet të paraqisni biletën elektronike në check-in për fluturimin tuaj. Nëse nuk merrni biletën elektronike në një afat prej 48 orësh, duhet të na kontaktoni në email.
Ne bazohemi se informacionet që na dërgoni janë korrekte dhe nuk mund të jemi përgjegjës nëse bileta juaj elektronike nuk arrin për shkak të një adrese jo korrekte të email-it ose të setimit tuaj për email-et junk. Duhet të na lajmëroni menjëherë nëse ndryshoni adresën e email-it ose numrin e telefonit të kontaktit.
Në plus, ju lutemi të verifikoni nëse numri i pasaportës tuaj është i njëjti se me biletën tuaj dhe/ose konfirmimi i rezervimit. Ju jeni të përgjegjshëm për të verifikuar të gjitha informacionet korrekte janë regjistruar në rezervim, por duhet të jeni të kujdesshëm dhe në, emrat korrekte të pasagjerëve, fluturimi, data dhe itinerari i udhëtimit. Nëse njëra nga këto është gabim duhet të na lajmëroni menjëherë. Do t’iu ofrojmë gjithë ndihmën për të rregulluar çdo gabim, por të gjitha këto do të kenë kosto si nga ne dhe nga linja ajrore të cilat duhet t’i paguani.
Ju informojmë se linjat ajrore kanë rregullat e tyre dhe rregullore në lidhje me lëshimin e biletave elektronike. Nuk mund të jemi përgjegjës për mosrespektimin e këtyre rregullave dhe rekomandojmë me insistim të verifikoni këto detaje me linjën tuaj ajrore përpara udhëtimit.
Në raste të jashtëzakonshme për shkak të kufizimeve në lidhje me lëshimin e biletave përveç kontrollit tonë ka mundësi që të mos dërgojmë informacione për rezervimet e konfirmuara linjës ajrore për t’i dhënë mundësinë e bërjes së rezervimit. Nëse ndodh një gjë e tillë do të mundohemi t’ju lajmërojmë për 48 ore nga konfirmimi dhe të organizojmë një rimbursim ose një alternativë tjetër. Nëse zgjidhni një alternativë më të shtrenjtë se rezervimi fillestar do të jeni të përgjegjshëm për pagesën e diferencës.

6.4. Fluturimet me linjat ajrore low cost

Në rastin kur linjat ajrore low-cost janë të përfshira në kërkimin tuaj, do të kërkojmë në bazën e të dhënave të linjave ajrore low-cost kurse nëse zgjidhni të blini, do të përpunojmë rezervimin në emrin tuaj. Kontrata juaj do të jetë me linjën ajrore low-cost relevante dhe do të respektoni gjithashtu termat dhe kushtet e tyre.
Ju lutemi të keni parasysh se mund të merrni një email konfirmimi si dhe biletën elektronike direkt nga linja ajrore low-cost në email-e të ndryshme.
Linja ajrore low cost mund të ketë taksa suplementare për bagazhet, check-in në aeroporte, vende të preferuara, zbavitje në bord (nëse është e mundur), ushqim , pije etj. Çdo taksë për këto shërbime suplementare nuk përfshihen në biletën tuaj të fluturimit përveç rastit kur parashikohet ndryshe. Detaje komplete në lidhje me këto taksa mund të mos jenë gjithmonë të disponushme atëherë kur bëni një rezervim. Për këtë arsye, duhet të verifikoni peshën e bagazheve të lejuar etj, duke vizituar site-in e linjës ajrore. Nuk jemi të përgjegjshëm për asnjë kosto suplementare të suportuar dhe ju këshillojmë të kontaktoni linjën ajrore për të shtuar çdo shërbim suplementar dhe të verifikoni taksat.

6.5. Bagazhe

Sasia e bagazheve e lejuar dhe politikat ndryshojnë në funksion të linjave ajrore. Për këtë arsye, duhet të verifikoni politikat në lidhje me bagazhet direkt nga linja ajrore me të cilën fluturoni. Për të marrë vesh nëse fluturimi juaj përfshin dhe bagazhe, verifikoni informacionet në lidhje me fluturimin në email-in të cilin ju kemi dërguar pas rezervimit.
Gjithashtu ju lutemi të keni parasysh si më poshtë:
i) Linjat ajrore siç janë Easyjet, Ryan Air, Wizz Air konsiderohen Kompani Low-Cost kurse bagazhet e verifikuara nuk përfshihen në rezervimin e fluturimin. Ju rekomandojmë të shtoni bagazhet online përpara udhëtimit, sepse disa linja ajrore kërkojnë taksë suplementare për më shumë bagazhe në aeroport. Do të keni nevojë për numrin e referencës të rezervimit të linjës ajrore dhe adresën e email-it të përdorur për të bërë rezervimin. Për disa linja ajrore si Easyjet, Ryan Air, Wizz Air keni nevojë për informacione në lidhje me llogarinë e cila ju është dërguar në një email të veçantë bashkë me konfirmimin e rezervimit. Ju rekomandohet të gjeni linjën ajrore me të cilën të udhëtoni dhe të përdorni link-un “Administroni rezervimin ” për të shtuar bagazhet në rezervimin tuaj.
ii) Disa Kompani Transporti Full-Service (siç janë Air France dhe KLM, midis të tjerave) ofrojnë bileta më të lira të cilat nuk përfshijnë bagazhe. Në momentin që keni zgjedhur fluturimin, verifikoni detajet e fluturimit për të marrë vesh nëse bagazhi është i përfshirë në biletë. Nëse bagazhi nuk përfshihet duhet ta shtoni. Pas përfundimit të rezervimit, ky shërbim është, në shumicën e rasteve, i disponushëm nëpërmjet site-ve të linjave ajrore. Kostoja shtesë për bagazhet është zakonisht më e madhe se ajo e aeroportit, si rrjedhojë ju rekomandojmë përfshirjen e tyre përpara check in.

6.6. Të mitur të pashoqëruar

Të miturit e pashoqëruar janë fëmijët mbi 5 dhe nën 12 vjeç të cilët udhëtojnë vetëm (mosha varet nga politikat e linjave ajrore, si rrjedhojë ju lutemi të verifikoni në linjat ajrore).
Më shumë linja ajrore furnizojnë (ose kërkojnë) shërbime vëzhgimi për të miturit në momentin e hipjes deri në destinacion. Ky shërbim quhet shërbimi për të miturit e pashoqëruar. Shërbimi i parashikuar për të miturit duhet të aprovohet në radhë të parë nga linja ajrore. Me të gjitha këto, politikat e linjave ajrore në lidhje me të miturit e pashoqëruar ndryshojnë. Për shembull në funksion me linjën ajrore, shërbimi për të miturit e pashoqëruar është shpeshherë i detyruar për fëmijët për moshat midis 5-14 vjeç, por janë opsionale për adoleshentët (15-17 vjeç). Ju lutemi të siguroheni të verifikoni linjën ajrore, politikat, taksat dhe shërbimet specifike të cilat i ka kjo.
Fëmijët më të vegjël (zakonisht fëmijët nën moshën 5 vjeç) shpeshherë nuk pranohen për shërbimin e të miturve të pashoqëruar dhe duhet të shoqërohen në të njëjtin fluturim dhe klasë nga një i madh. Me të gjitha këto, pasagjerët midis 12 dhe 17 vjeç, edhe pse nga pikëpamja e biletave konsiderohen të rritur, nuk kanë të drejtë të shoqërojnë të Mitur të Pashoqëruar pas qenë një pasagjer i cili ka më shumë se 18 vjeç..
Zakonisht paguhet një taksë shërbimi për të miturit e pashoqëruar.
Nëpërmjet shërbimit për të miturit e pashoqëruar, linja ajrore do të dijë në përgjithësi kush do ta presë të miturin në destinacion Kërkohen shpesh herë dëshmi identifikimi për personin që do të presë të miturin. Harrimi i këtij identifikimi mund të çoj vonesa ose ndërprerje të pakëndshme si rrjedhojë sigurohuni të njihni politikat e linjës ajrore.
Gjithashtu, ju lutemi të keni parasysh se të miturit që kanë disa kombësi të cilët udhëtojnë jashtë shtetit të pashoqëruar ose dikush tjetër por jo prindërit ose tutori ligjor (ashtu siç identifikohet në pasaportën e tij) bëjnë objektin e disa kërkesave speciale, për shembull këtij do ti kërkohet një letër aprovimi të udhëtimit e nënshkruar nga tutori ligjor ose prindi i cili ka të drejtën ligjore me një autorizim udhëtimi.
Rezervimi për të miturit e pashoqëruar është i disponueshëm vetëm me telefon.
Prapë, ju lutemi të kontaktoni linjën ajrore përpara se të blini biletën dhe pyesni për të miturit e pashoqëruar.

7. Kërkesa në lidhje me pasaportën, vizat dhe shëndetin

Jeni të përgjegjshëm për të plotësuar kërkesat në lidhje me pasaportat, vizat dhe të tjera kërkesa në lidhje me emigrimin e aplikueshëm itinerarit tuaj. Duhet të konfirmoni këto kërkesa me ambasadat dhe /ose konsullatave përpara udhëtimit për të parë nëse vendi (et) që do të vizitoni kanë nevojë për vizë. Është e rëndësishme të përfshini dhe pikat e transitit në udhëtimin tuaj ndoshta ju duhet edhe për këto vizë.
Nuk jemi përgjegjës në rastin se nuk mund të udhëtoni për shkak se nuk respektoni kërkesat dhe nuk marrim përsipër asgjë për dhënien e ndihmës ose konsultimit në lidhje me këtë.
Çdo vend ka kërkesat e tij në lidhje me formalitetet e hyrjes, vaksinave etj. të cilat mund të ndryshojnë gjithashtu në lidhje me kombësinë e pasagjerit. Është përgjegjësia juaj të mblidhni informacione. As një nga këto incidente të cilat ndodhin për shkak të mosrespektimit të rregulloreve zyrtare nuk është përgjegjësia jonë. Si rrjedhojë, ju rekomandojmë me insistim të verifikoni gjithmonë formalitetet e vendit që doni të vizitoni dhe të vendeve të transitit, si dhe kohën e duhur për të marrë masat e duhura.

8. Dëmshpërblimet

Jeni dakord të na dëmshpërbleni ne dhe ortakët tonë dhe çdo Furnizues tonin dhe çdo, drejtori , të punësuar dhe agjentët e palëve dhe kundra çdo pretendimi, hedhje në gjyq, humbje , dëme ose kosto (duke përfshirë shpenzimet ligjore dhe kontabile) të bëra prej jush ose personave të tretë si rrjedhojë e (a) në momentin që bëni shkelje ndaj Marrëveshjes, (b) shkelje të ligjit ose të drejtat e çdo të treti, ose (c) n.q.s përdorni site-in tonë.

9. Të drejtat e autorit, markă tregtare, software i këtij site

Komplet përmbajtja e site-it tonë, siç janë teksti, grafika, logo-t, piktogramat -buton, imazhet, filmimet dhe software (“Përmbajtja “) janë prona jonë ose të furnizuesve tanë dhe mbrohet nga ligjet ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e autorit dhe ligje të tjera të pronës intelektuale që ekzistojnë në (do të thotë prezantimi, përzgjedhja , mbledhja , rregullimi) i të gjithë Përmbajtjes së site-it tonë është prona esklusive e shoqërisë sonë e cila administron dhe operon këtë site dhe mbrohet nga ligjet ndërkombëtare dhe të pronës intelektuale. Të gjitha software e vëna në dispozicion në site-in tonë ose në aplikimin tuaj mobil përfaqësojnë aktivitetin e mbrojtur të të drejtës së autorit ose të furnizuesve tanë të software dhe ,mbrohen nga ligjet ndërkombëtare të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale. Çdo përdorim i Përmbajtjes dhe/ose software-ët do të bëhet në përputhje me këtë Marrëveshje, duke përfshirë riprodhimin, modifikimin, shpërndarjen, transmetimin , ri publikimin, afishimin ose nxjerrjen, me përjashtim të rastit kur jeni i autorizuar , të gjitha të tjerat janë të ndaluara.
Disa software dhe përmbajtja të cilat janë në site-in tonë janë me licencën tonë ose të Furnizuesve tanë, kurse përdorimi i tyre mund të bëhet me kushte suplementare.

10. Link-e nga site-et e treta

Site jonë mund të ketë link-e nga site të treta të cilat ja u furnizojmë vetëm për komfortin tuaj. Duhet të merrni masat e sigurisë për çdo link që aksesoni që mos kenë viruse, trojanë ose mekanizma të tjera shkatërrimi. Ekzistenca e këtyre link-eve nuk do të thotë që aprovojmë këto site-uri ose çdo përmbajtje e tyre. Nuk mbajmë përgjegjës për këto site ose përmbajtjen e tyre ose praktika të konfidencialitetit të të dhënave të këtyre site-ve.

11. Garanci, përgjegjësi dhe kufizimi i përgjegjësisë

Informacionet, software-ët, produktet dhe shërbimet e furnizuara prej nesh ose nga furnizuesit tanë ose publikimet në site-in tonë mund të kenë paqartësi ose gabime në lidhje me çmimet. Ne dhe partnerët tonë nuk garantojmë korrektësinë, dhe shmangim gjithë përgjegjësinë për çdo gabim ose të tjera paqartësi në lidhje me këto informacione të cilat janë në site-in tonë (inklusiv, por pa u kufizuar në, çmime,, fotografi, përshkrime të përgjithshme të produkteve, etj.). Kemi të drejtën eksprese për të korrektuar gabimet në lidhje me çmimet e site-it tonë dhe/ose në lidhje me rezervimet në pritje të bëra në bazë të një çmimi jo korrekt. Në këtë rast , nëse është e mundur, do t’ju ofrojmë mundësinë e ruajtjes së rezervimit tuaj në pritje të çmimit korrekt ose do të anulojmë rezervimin tuaj pa penalizime.
Çdo rating për furnizuesit tanë tregohen vetëm në linja drejtuese të përgjithshme dhe nuk garantojmë korrektësinë e rating-ut. Nuk japim garanci në lidhje me disponueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve specifike. Nuk japim deklarata për karakterin e duhur të informacioneve të, software-ve, produkteve, shërbimeve të cilat furnizohen prej nesh ose të cilat gjenden në site-in tonë. Përfshirja ose ofrimi i çdo produkti ose shërbimi nga ne nuk do të thotë se aprovojmë ose rekomandojmë produktet ose shërbimet. Të gjitha informacionet e, software-ve, produkteve dhe shërbimeve furnizohen “ashtu siç janë ” pa asnjë garanci. Nuk garantojmë se site jonë, servereat ose çdo email i dërguar prej nesh ose furnizuesit tanë është pa viruse ose përbërës shkatërrues. Nuk pranojmë asnjë garanci dhe kushte në lidhje me këto informacione, software, produkte ose shërbime duke përfshirë të gjitha garancitë dhe kushtet në lidhje me shitjet e bëra për një qëllim, titull dhe mosshkelje.
Shoqëritë e transportit dhe furnizues të tjerë të cilët furnizojnë shërbime udhëtimi ose shërbime të tjera në këtë Site janë shoqëri të pavarura dhe jo agjentë ose të punësuarit tanë. Nuk jemi përgjegjës për aksionet, gabimet, harresat, deklaratat, garancitë, shkeljet ose neglizhenca e këtyre furnizuesve ose për dëmtimin e personave, vdekje, dëme materiale ose dëme të tjera ose shpenzime që dalin nga këto. Nuk mbajmë përgjegjësi dhe nuk bëjmë asnjë rimbursim në rastin e çdo vonese anulimi, mbi rezervimi, greva, forca madhore ose të tjera shkaqe që nuk mund ti kontrollojmë ne, dhe nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë për çdo shpenzim suplementar, harresa, vonesa, kthime ose aksione të çdo lloji të autoriteteve ose qeverive.
Nuk kemi përgjegjësi për asnjë dëm direkt , indirekt, speciale ose si pasojë e afishimit ose përdorimit prej jush të site ose të shërbimeve tona ose të përdorimit të site-it tonë ose në bazë të një teorie neglizhence, kontratë, dëm, përgjegjësi strikte ose edhe pse jemi lajmëruar për këto dëme.
Nëse, përveç kufizimeve të mësipërme, konstatohet se jemi përgjegjës për çdo humbje ose dëm i cili shfaqet ose ka lidhje me një nga evenimentet e mësipërme, atëherë përgjegjësia jonë nuk do të kalojë në asnjë rast, nga totali, (a) i taksave të shërbimeve të cilat i keni paguar për këtë transaksion (ii) në këtë site,ose (b) një qind Euro (100,00 €).
Kufiri i përgjegjësisë reflekton ndarjen e rrezikut midis palëve. Limitet e specifikuara në këtë pjesë do të jenë të vlefshme dhe do të aplikohen edhe pse do të konstatohet se asnjë nga termat e specifikuara nuk ka arritur qëllimin.

12. Ligji i aplikueshëm

Ky Site punohet nga një entitet shqiptarë kurse kjo Marrëveshje administrohet nga legjislacioni shqiptarë. Do t’i nënshtroheni jurisdiksionit material dhe territorial të instancave të Tiranës, Shqipërisë, në të gjitha konfliktet të cilat mund të shfaqen ose në lidhje me përdorimin e Site-it.

13. Korrespondenca

Gjithë korrespondenca në lidhje me shërbimet me klientët ose rezervimi juaj duhet të dërgohen në International Travel & Tours Sh.p.k, Tiranë, Shqipëri ose në email la service@international.com.al, nëse dëshironi në telefon, ju lutemi të na kontaktoni.
Të gjitha kërkesat e pranuara me e-mail përgjigjen brenda 24 orëve me email ose telefonatë në qoftë se kërkesa juaj është pranuar gjatë orarit të punës. Nëse kërkesa juaj është pranuar jashtë orarit të punës, ne do t’ju kontaktojmë në ditën e ardhsme të punës. Për pyetjet urgjente që mirren jashtë orarit të punës tonë, ne ju këshillojmë, të kontaktoni direkt me ofruesin e shërbimit përkatës.

14. Terma dhe kushte të tjera

14.1 Gjithë Marrëveshja dhe klauzola e ndarjeve

Këto Terma dhe Kushte përfshijnë të gjithë marrëveshjen midis palëve në lidhje me objektin e saj.
Nëse në çdo moment çdo pjesë e këtyre Termave dhe Kushteve (duke përfshirë njërën ose më shumë pjesë të Termave dhe Kushteve ose nënklauzola) deklarohet ose është nule ose e pa ekzekutueshme për çdo arsye në bazë të çdo ligji të zbatueshëm , do të konsiderohet e harruar (do të bëhen lëshime) nga Termat dhe Kushtet kurse vlefshmëria dhe /ose karakteri i ekzekutueshëm i Termave dhe Kushteve të tjera nuk do ti cënojnë ose dëmtojnë si rrjedhojë e këtyre harresave (lëshime).

14.2 Modifikimi i Termave dhe Kushteve të Përgjithshme

Kemi të drejtën të modifikojmë ose aktualizojmë këto Terma dhe Kushte periodik pa ju lajmëruar paraprakisht. Versioni aktual i T&C do të afishohet në Site nga data që hyn në fuqi çdo modifikim. Përdorimi në vazhdim i Site-it pas çdo modifikimi të Termave dhe Kushteve tregon pranimin prej jush të këtyre modifikimeve.

Version: 01.06.2015