Udhëzime të dobishme

  • Përfundimi i prenotimit tuaj bëhet nga ana jonë.
  • international.com.al kërkon në 20.000 fluturime, në më shumë se 800 kompani ajrore nga e gjithë bota dhe ju paraqet vetëm fluturimet me vende të disponueshme.
  • Fluturimet paraqiten në bazë të çmimeve të tyre duke filluar nga ato më ekonomiket.
  • Mundësi anullimi apo ndryshimi të prenotimit vetëm nëpërmjet international.com.al , nëse e kërkoni (në mënyrë elektronike apo me telefon).
  • International Travel & Tours mund të ruajë prenotime vendesh për fluturime që do të kryhen pas 48 orësh.  Për fluturime që do të kryhen brenda 48 orëve , prenotimet e vendeve mund të bëhen me telefon në numrin +355 42 225 884.
  • Dokumentet e kërkuara për udhëtim, si pasaportat, vizat etj. janë përgjegjësi e pasagjerit. Kontaktoni me ambasadën apo konsullatën tuaj në lidhje me dokumentet e nevojshme të udhëtimit dhe për vizat transit.
  • Numri maksimal i pasagjerëve për një prenotim është nëntë (9) persona.
  • Fëmijë konsiderohen personat nga 2 deri në 11 vjeç. Fëmijët nuk lejohet të udhëtojnë pa shoqërimin e së paku një të rrituri.
  • Foshnja konsiderohen personat nga 10 muajsh deri në 2 vjeç. Foshnjat nuk lejohet të udhëtojnë pa shoqërimin e së paku një të rrituri.
  • Konfirmimi i prenotimit bëhet nëpërmjet emailit që vjen automatikisht në adresën tuaj elektronike