Kushtet e Përgjithshme të Shkëmbimeve

 

Kompania

Kjo faqe interneti ashtu si edhe termet “ne”, “neve”, “international.com.al” i referohen kompanisë “INTERNATIONAL TRAVEL & TOURS SH.P.K”, me seli në Rrruga e Durrësit, (100m mbi sheshin “Adem Jashari”) Tiranë, është e autorizuar nga IATA. Termi “ju” i referohet klientit që viziton dhe/ose kryen një prenotim nëpërmjet faqes tonë, gjithashtu edhe çdo shërbimi tjetër që klienti mund të përdorë/shkarkoj nga faqja jonë.

 

 

Kushtet e Përgjithshme të Shkëmbimeve

Përdorimi i faqes së internetit international.com.al dhe shërbimet e ofruara, përshkohen nga Kushtet e Përgjithshme të Shkëmbimeve, të cilat zbatohen për të gjitha prenotimet nga interneti. international.com.al funksionon si ndërmjetës shërbimesh (biletë avioni, qiramarrje hoteli, automjeti etj), të cilat ofrohen nga ofruesit e shënuar në faqen e internetit për secilin shërbim turistik. Çdo ofrues ka kushtet e veta që përshkojnë produktet dhe shërbimet e tij. Jeni të lutur të konsultoheni jo vetëm me Kushtet e Përgjithshme të Shkëmbimeve të kompanisë tonë por edhe ato të secilit ofrues para se të kryeni një shkëmbim me ne. Me prenotimin dhe blerjen e një bilete apo shërbimi tjetër të ofruar nga international.com.al, nënkupton se ju keni pranuar Kushtet e Përgjithshme të Shkëmbimeve të international.com.al. Në rastin se ju shkelni ndonjë nga Kushtet e Përgjithshme të Shkëmbimeve të faqes tonë të internetit, international.com.al mban të drejtën të refuzojë urdhrat e prenotimeve tuaja.

 

 

Proçedura e Prenotimit/Rezervimit

Me plotësimin e fushave përkatëse të formularit të posaçëm të prenotimit në faqen tonë të internetit, pra me prenotimin që kryeni nëpërmjet portalit në internet, ju i jepni urdhër të qartë international.com.al të ndërmjetësojë për ofrimin e shërbimit të udhëtimit që ofrohet nga ofruesi përkatës ose çdo shërbimi tjetër. Kjo nuk vlen për prenotimet që kryen me telefon nga përdoruesi nëpërmjet qëndrës tonë të telefonatave(call center) dhe për rezervimet që bëhen nga përdoruesi në zyrat e kompanisë. Mbas prenotimit dhe blerjes së një bilete avioni ose të çdo shërbimi tjetër udhëtimi nëpërmjet faqes tonë, ju do të merrni konfirmim të prenotimit dhe blerjes suaj me e-mail. Duhet të verifikoni saktësinë e të dhënave konfirmuese dhe menjëherë të njoftoni international.com.al brënda së njëjtës ditë kalendarike (që u krye rezervimi) për ndonjë mospërputhje ose gabim të mundshëm tek rezervimi që u rregjistrua në fillim. Në rast vonese raportimi tek international.com.al për ndonjë mospërputhje ose gabim të mundshëm, international.com.al nuk mban përgjegjësi dhe ju nuk meritoni prishje kontrate.

 

 

Biletat Elektronike (e-tickets)

Biletat e avionit ju dërgohen si bileta elektronike (e-ticket) nëpërmjet postës elektronike (e-mail). Prenotimi juaj dhe të dhënat e biletës transferohen automatikisht në sistemin e kompanisë ajrore përkatëse. Pas lëshimit të biletës, ju do të merrni dhe një e-mail të dytë ku përmendet numri i biletës elektronike, të cilën duhet ta printoni që ta përdorni ne aeroport gjatë Check-init. Në rast se në e-mailin e parë shënohet numri i biletës elektronike, ju nuk do të merrni konfirmim tjetër. Emri juaj në sistemin e prenotimeve duhet të përputhet me emrin e pashaportës dhe dokumentave të identifikimit që do përdorni në udhëtim.

 

 

Çmimet

international.com.al nuk mban asnjë përgjegjësi për ndryshime në çmime dhe në komisionet e prenotimit ose në rast anullimi të udhëtimit nga ofruesi i shërbimeve të udhëtimit. Shpërblimi i international.com.al, si ndërmjetës, përfshihet në çmimin total të shërbimit të ofruar.

 

 

Mënyra e Pagesës

Për prenotime biletash avioni nëpërmjet faqes tonë të internetit, pagesa mund të kryet nëpërmjet karte krediti në sistem ndërsa mund të disponohet gjithashtu edhe pagesa me depozitim bankar ose transferim elektronik parash. Mënyrat e mundshme të pagesës shënohen në faqen e internetit, gjatë kohës së prenotimit të biletës së avionit. Përpara shlyerjes international.com.al nuk është e detyruar t’ju dorëzojë biletat apo dokumenta të tjera të udhëtimit. international.com.al mund t’ju kërkojë të dorëzoni ndonjë dokument vërtetues në lidhje me adresën e banimit apo kopje të kartës suaj të kreditit, apo faturë dorëzimi të llogarisë suaj bankare, përpara lëshimit përfundimtar të biletës.

Në rastin kur transaksioni me Kartën e Kreditit nuk ka kaluar nga proçedura e 3D Secure Authentication, International Travel & Tours Sh.p.k, ka të drejtën të kërkoj konfirmim të transaksionit nga Banka e mbajtësit të kartës. Në rast se merr përgjigje negative ose nuk merr asnjë përgjigje atëherë ka të drejtën, për arsye sigurie, të anulloj blerjen dhe të kthej të plotë shumën e transaksionit tek klienti pa asnjë detyrim tjetër. Informimi i klientit për veprimin e mësipërm do të kryet nëpërmjet e-mail dhe SMS, tek të dhënat të cilat janë deklaruar gjatë rezervimit.

 

 

Dokumentat e Udhëtimit

international.com.al nuk mban absolutisht asnjë përgjegjësi për sa i përket dokumentave tuaja të udhëtimit (pasaporta, viza etj). të cilat duhet t’i keni me vete gjatë udhëtimit. Sigurimi i dokumentave të nevojshme të udhëtimit që do ju japin të drejtën të përdorni shërbimin e udhëtimit që vetë keni blerë eshtë detyrë e juaja, vetëm e pasagjerit.

 

 

Ndryshime – Anullime

Mundësia e ndryshimit apo e anullimit të një bilete avioni, të një udhëtimi ose të një produkti apo shërbimi tjetër, si dhe kushtet që vlejnë për një ndryshim apo anullim të tillë, varen nga kushtet që vendos secili ofrues në raste të tilla, ndaj të cilëve international.com.al nuk ka asnjë ndikim. Ndryshime, anullime apo rimbursime biletash avioni ose shërbimesh të tjera mund të mos lejohen gjithmonë. Në rast ndryshimi apo anullimi të një bilete ose shërbimi udhëtimesh, mund të shkaktohen kosto të cilat përcaktohen nga kushtet e secilit ofrues dhe bien mbi pasagjerin. Për këtë arsye, të gjitha biletat dhe shërbimet e udhëtimeve shoqërohen nga rregulla të hollësishme për blerjen dhe kufizime për sa i përket ndryshimeve të mundshme, rimbursimeve etj, siç ofrohen nga ofruesit e udhëtimeve. Është detyra juaj të lexoni dhe mbasandaj të pranoni këto rregulla para se të përfundoni një prenotim nga interneti (online). Në rast se furnizuesi ju ofron të drejtën të anulloni apo të ndryshoni një biletë avioni apo një shërbim të zgjedhur, atëherë jeni të detyruar të lajmëroni me shkrim international.com.al për dëshirën tuaj për anullim apo ndryshim, përndrysheinternational.com.al nuk mund të modifikojë apo anulloj asnjë prenotim. Në raste ndryshimesh apo anullimesh afatshkurtra nga ana e furnizuesit, international.com.al do përpiqet t’ju kontaktoj dhe t’ju informoj me telefonatë ose e-mail, vetëm nëqoftëse international.com.al edhe vetë është lajmëruar në kohën e duhur nga ofruesi përkatës. international.com.al nuk mban asnjë përgjegjësi për ndonjë transferim, vonesë apo anullim fluturimesh ose shërbimesh dhe produktesh të tjera udhëtimi të furnizuesit. Në rast se bleni një biletë me kthim apo me shumë itinerare dhe dëshironi të mos kryeni në mënyrë të njëpasnjëshme pjesë të caktuara të biletës tuaj, keni për detyrë të kontaktoni njëherë international.com.al për t’u informuar nëse diçka e tillë është e mundshme, pasi çdo kompani ajrore ka rregulla të ndryshme për këto raste. Kjo do të thotë se nëse ju gjykoheni si i paparaqitur(non-show) nga kompania ajrore për pjesën e parë të përdorshme të biletës tuaj, ka gjasa të anullohen dhe pjesët vijuese të biletës tuaj. Ka mundësi gjithashtu, me raste, të lejohet përdorimi i pjesës tjetër të biletës kundrejt një tarife shtesë. Në rast se ju nevojitet të ndryshoni apo anulloni një prenotim pasi e keni kryer atë por para se të lëshohet bileta, atëherëinternational.com.al e ndryshon apo e anullon atë pa pagesë. Nëse është lëshuar biletë apo faturë, international.com.al mund ta ndryshoj apo anulloj prenotimin tuaj sipas kushteve të furnizuesit. Të gjitha tarifimet janë të njëjta me ato që vlejnë për të gjitha agjencitë e udhëtimeve dhe varen nga koha e anullimit.
Përveç kushteve të mundshme të anullimit – ndryshimit të secilës tarifë apo të kompanisë ajrore, faturimi në favor të international.com.al (kostoja e shërbimit) përcaktohet sipas pikave të mëposhtme:

  • Ndryshim tarife të brendshme apo të jashtme: 30€ / biletë (Low Cost Carriers 25€ / biletë)
  • Anullim tarife të brendshme apo të jashtme: 30€ / biletë (Low Cost Carriers 25€ / biletë)

Komisioni që jepet gjatë blerjes së një shërbimi në rast anullimi, nuk kthehet (nuk rimbursohet). Në rast anullimi nga ana e furnizuesit, nuk faturohen shpenzime anullimi dhe international.com.al nuk mbivendos kosto shërbimi.
Proçedura e rimbursimit të parave tuaj (Refund), nga kompanitë ajrore zgjat nga 30 – 50 ditë.

 

 

Përjashtimi i Përgjegjësisë

international.com.al nuk mban absolutisht asnjë përgjegjësi për:

  • Mos-disponueshmërinë e cilitdo shërbimi apo produkti nga ana e furnizuesit.
  • Gabime, mungesa, shkelje apo refuzime të cilitdo furnizues.
  • Lëndimin, vdekjen, shkatërrimin e pronës apo dëme të tjera që mund të vijnë si rezultat i shërbimeve të cilitdo furnizues.
  • Vonesa, anullime, mbi-prenotime, greva, forca madhore që nuk janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të saj.
  • Rregulloren e mbrojtjes së të dhënave personale në faqet e internetit të palëve të treta.
  • Informacionet që ofrohen dhe publikohen nga cilido furnizues për shërbimet e ofruara.

 

 

Përgjegjësia e Përdoruesit

Për përdorimin e faqes në fjalë të internetit, ju duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të merrni përgjegjësinë për çdo përdorim të faqes së internetit nga të mitur për llogarinë tuaj. Ju si përdorues keni për detyrë ta përdorni faqen sipas ligjit dhe duke zbatuar kushtet e shkruara të përdorimit. Ndalohet cilido përdorim i faqes së internetit për qëllime mashtrimi, spekulimi apo me qëllime që mund të shkaktojnë mosfunksionim ose dëm në ofrimin e shërbimeve të saj. Cilado lëvizje e paligjshme në përdorimin e kësaj faqe interneti do të ketë si pasojë përjashtimin tuaj nga hyrja në shërbimet e ofruara nga faqja.

 

 

Pronësia Intelektuale

Përmbajtja e faqes në fjalë të internetit është pronë ekskluzive e international.com.al. Ndalohet çdo lloj kopjimi, shpërndarjeje, riprodhimi, modifikimi, rishitjeje, krijim prodhimi pune apo mashtrimi i publikut në lidhje me ofruesin e vërtetë të përmbajtjes së kësaj faqe interneti.

 

 

Kontributi Social

international.com.al duke mbështetur punën bamirëse të organizatave të ndryshme jo-fitimprurëse, fondacioneve apo shoqatave, ju krijon mundësinë që edhe ju të dhuroni një shumë simbolike për të përkrahur këto vepra. Shuma simbolike e donacionit tuaj përcaktohet çdo herë me marrëveshje midis international.com.al dhe fondacionit/institucionit/shoqatës përkatëse dhe do të faturohet si shtesë tek kostoja totale e shërbimit. international.com.al do ju dërgoj çdo herë që bëni një donacion një e-mail konfirmimi. Nëse zgjidhni të dhuroni shumën simbolike, international.com.al ju informon se të dhënat personale (emri dhe e-maili) juaj do i dërgohen fondacionit/shoqatës bamirës/e përkatës/e. Kjo ka si qëllim vetëm e vetëm njoftimin e tyre për donacionin tuaj dhe në asnjë rast international.com.al apo fondacioni/shoqata bamirës/e nuk do përdorin, përpunojnë apo mbajnë çdo lloj arkivi me këto të dhëna. Nëse ju zgjidhni të dhuroni shumën simbolike, kjo nënkupton se ju deklaroni qartë se ju pranoni dhe miratoni dërgimin e të dhënave tuaja (emër dhe e-mail) tek fondacioni/shoqata bamirës/e përkatës/e. Si përfundim,international.com.al ju informon se në rast se bileta annullohet donacioni i shumës simbolike është i pakthyeshëm (nuk rimbursohet).

 

 

Modifikimi – Përditësimi i Kushteve të Përgjithshme të Shkëmbimeve

international.com.al mban të drejtën të ndryshojë dhe të përditësojë Kushtet e mësipërme të Shkëmbimeve për sa i përket përdorimit të kësaj faqeje interneti, në çdo kohë me veprim në të ardhmen, pa qenë e detyruar të njoftoj përdoruesin në lidhje me këtë.