Ndryshime – Anulime

Mundësia e ndryshimit apo e anullimit të një bilete avioni apo trageti, të një udhëtimi ose të një produkti apo shërbimi tjetër, si dhe kushtet që vlejnë për një ndryshim apo anullim të tillë, varen nga kushtet që vendos secili ofrues në raste të tilla, ndaj të cilave international.com.al nuk ka asnjë ndikim.

Kostoja që mund të shkaktohet në rast ndryshimi apo anullimi të një shërbimi udhëtimesh, e cila përcaktohet nga kushtet e secilit ofrues, bie përjashtimisht mbi përdoruesin.

Në rast se furnizuesi i ofron përdoruesit të drejtën e anullimit apo të ndryshimit të produktit apo të shërbimit të zgjedhur, përdoruesi është i detyruar të lajmërojë me shkrim international.com.al nëse dëshiron anullim apo ndryshim, përndryshe international.com.al nuk mund të anulojë apo të modifikojë asnjë prenotim.

Përpara çdo prenotimi, përdoruesi ka për detyrë të lexojë dhe të pranojë rregullat dhe kufizimet.

Në rast se përdoruesi kryen një prenotim dhe ka ndryshim apo anullim të udhëtimit, international.com.al e ndryshon apo e anulon pa pagesë. Nëse lëshohet biletë apo faturë dhe ka ndryshim apo anullim të udhëtimit, international.com.al i bën ndryshimet apo anullimin sipas kushteve të furnizuesit.

Përveç anullimeve të mundshme nga ana e furnizuesit, tarifimi i shërbimeve të international.com.al përcaktohet si vijon:

  • Ndryshim tarife të brendshme apo të jashtme: 30€ / biletë (Low Cost Carriers 25€ / biletë)
  • Anullim tarife të brendshme apo të jashtme: 30€ / biletë (Low Cost Carriers 25€ /biletë)

Për ndryshime/anullime të paketës së udhëtimit, hotelit apo çdo shërbimi tjetër, klienti ka për detyrë të informohet nga international.com.al përpara se të ndërmarrë çfarëdo lloj veprimi.

Taksat e shërbimeve për ndryshimin/anullimin e cilitdo shërbim, shkojnë sipas tendencave të tregut
Komisioni që jepet gjatë blerjes së një shërbimi në rast anullimi, nuk kthehet.
Në rast anullimi nga ana e furnizuesit, nuk faturohen shpenzime anullimi dhe international.com.al nuk mbivendos kosto shërbimi.